Top News – Evropa e mbuluar nga bora/ Rrugë të bllokuara, orteqe dhe viktima
15/01/2021 14:19

Një javë pas stuhisë Filomena, ushtria vazhdon të pastrojë borën në Madrid. Pjesa më e madhe e vendit vazhdon të mbetet e mbuluar nga bora, pas stuhisë më të fortë në dekada të tëra, dhe ushtria nuk ndalet në përpjekjet e saj për të pastruar rrugët nga bora dhe akulli në kryqytet dhe në bashkitë e tjera të rajonit të madridit. Kryebashkiaku i Madridit, i kërkoi një ditë më parë qeverisë ta shpallte qytetin zonë të katastrofës natyrore, duke paralajmëruar se dëmi i shkaktuar nga stuhia e borës e fundjavës së kaluar do të kushtonte të paktën 1.4 miliardë euro. Edhe në pjesë të tjera të evropës situata është kritike. Autoritetet në zvicër kanë paralajmëruar për rrezik orteqesh në rajonet malore të vendit alpin pas reshjeve të dendura të borës ditët e fundit. Transporti publik në zyrih ka ndalur tramvajet dhe shërbimet e autobusëve duke thënë se bora ka rrëzuar pemë dhe ka bllokuar aksesin në disa trajektore. Disa rajone në zvicër kanë regjistruar deri në 80 cm borë në 24 orë ndërkohë që një pjesë e rajonit, në kufirin me izolinë, është izoluar nga pjesa tjetër e vendit për shkak të bllokimit të rrugëve. Shumë rrugë janë mbyllur për shkak të orteqeve apo pemëve të rrëzuara edhe në rajonin perëndimor të austrisë, në Tirol. Atje ka patur ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa në gjermani, policia raportoi se një 72 vjecare kishte humbur jetën pasi një pemë, e rënduar nga bora, kishte rënë mbi të ndërsa ajo po shëtiste qenin e saj. Ndërkohë, qyteti francez i Strasburgut ka rritur nivelin e alarmit për shkak të reshjeve të borës pasi një sasi e konsiderueshme mbuloi rrugët duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25