Top News – Eurodeputetja gjermane: Rrëzimi i qeverisë në Kosovë, një gabim
24/12/2020 10:53

Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon e sheh Kosovën para sfidave të mëdha vitin e ardhshëm. Zgjedhjet e ardhshme duhet të sjellin stabilitet politik që të fillojë puna me listën e gjatë të reformave, tha ajo për DW. Gjykata Kushtetuese në Kosovë e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e qeverisë Hoti që do të thotë zgjedhje të reja. Përpos problemeve me pandeminë, një president të dorëhequr, ngecjen e gjatë të dialogut dhe probleme të pazgjidhura politike, situata në vend duket e nderë. Von Cramon theksoi bindjen e saj se rrëzimi i qeverisë në 25 mars, ishte një gabim. “Shumë në perëndim e komentuan atëherë kështu, dhe ne të gjithë e kritikuam që nuk është ide e mirë të rrëzosh në kohë pandemie një qeveri, që deri atëherë kishte bërë një punë të mirë e shumë njerëz ishin të kënaqur. U duk që në fillim, se do të bëhej e vështirë të gjendej një shumicë për ndërrimin e qeverisë apo zgjedhjen e kryeministrit të ri. Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që e thanë që në fillim shumë vetë, që kjo zgjedhje nuk ishte kushtetuese, edhe nën atë rrethanë që u lejuan në votim, persona që ishin dënuar. Këtë pohim nuk e kisha bërë më parë, sepse në fillim është mirë të thonë fjalën e tyre gjykatat. Për mua është për të ardhur keq, që Gjykatës Kushtetuese iu desh shumë kohë për këtë”, tha Von Cramon. Cramon shtoi se shpreson që zgjedhjet e reja të sjellin stabilitet, që Kosova të mos ketë çdo vit zgjedhje e që të fillojnë reformat, të cilat priten prej një kohe të gjatë.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00