Top News – Epoka post-Merkel/ A do të ndryshojë politika e jashtme gjermane
27/02/2021 11:48

"Nga një kancelar federal pritet që ai të jetë me përvojë në politikën e jashtme apo atë europiane." Kreu i ri i Partisë Kristiandemokrate, CDU, Armin Laschet e tha këtë në një intervistë për Reuters, duke u ngritur më lart në çështjen e kandidaturës për kancelar nga rivali i tij. Por Markus Söder, kryeministri bavarez dhe kreu i Partisë Kristiansociale, CSU u kundërpërgjigj menjëherë. Ai ka biseduar tre çerek ore me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe ka arritur në përfundimin, se ka "ujdi të mëdha" me të. Në bisedimet, në anglisht, është bërë fjalë për projekte të përbashkëta të aviacionit si për shembull avioni i përbashkët luftarak europian. Që në tetor, Markus Söder ka kërkuar një rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e jashtme, thote DW. Ky është vetëm një shembull, se si aspirantët për postin e kancelarit po pozicionohen ndërkohë në politikën e jashtme, para se të përcaktohet deri në fund të pranverës, se kush do të futet në garën për kancelar nga Unioni CDU/CSU. Laschet ka më shumë përvojë politike europiane, që nga biografia e tij. Ai është rritur në trekëndëshin Gjermani-Belgjikë-Holandë, herët ai zhvilloi vetëdijen se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi europian. Eksperti Thorsten Benner pret megjithate prej të dy politikanëve pak a shumë vazhdimin e kursit të Merkelit në politikën e jashtme, por sipas tij, me këtë ata shpejt nuk do të shkojnë shumë larg, për shkak të pengesave që do te hasin. Nga njëra anë, sepse kursi i Merkelit për shkak të kundërshtive nuk mund të vazhdohet më aq thjesht, nga ana tjetër, sepse partnerë të mundshëm koalicioni, (sidomos të Gjelbrit) do të këmbëngulin në drejtim të ndryshimit të politikës së jashtme, si p.sh. në drejtim të Kinës, ku politika një dimensionale e jashtme e automobilëve e Merkelit e ka dëmtuar Gjermaninë.

Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08