Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë/ Rritet numri i udhëtarëve në Kapshticë dhe Kakavijë
18/04/2025 11:06

Në prag të festës së Pashkës, pika kufitare e Kapshticës ka regjistruar një rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë. Me qëllim shmangien e vonesave dhe kontrollimin e fluksit, autoritetet kanë shtuar numrin e sporteleve. Gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë kaluar gjithsej 10 mijë 478 shtetas, nga të cilët 7 mijë e 921 kanë hyrë në Shqipëri dhe 2 mijë 557 janë larguar. Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e udhëtarëve janë emigrantë që po rikthehen për të kaluar festën pranë familjarëve të tyre. Fluksi më i madh është regjistruar në orët e pasdites së ditës së enjte, ndërkohë që pritet që kulmi i lëvizjeve të ndodhë në mbrëmjen e së premtes dhe gjatë së shtunës. Për këtë arsye, është hartuar një plan masash për të përballuar fluksin e shtuar në mënyrë të organizuar dhe pa krijuar radhë të gjata. Edhe pika kufitare e Kakavijës, që është ndër më të frekuentuarat në lidhje me Greqinë, ka shënuar gjithashtu një rritje të lëvizjeve gjatë kësaj kohe. Aktualisht, në të dyja pikat kufitare janë në funksion nga tre sportele në hyrje dhe tre në dalje, duke garantuar një proces të shpejtë kalimi pa pritje të gjata.

Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01