Egnatia ka nderprere bashkepunimin me trajnerin Gugash Magani. Rezultatet e dobeta jane bere shkak per kete vendim te skuadres rrogozhinase per te shkarkuar teknikun e tyre ku mesa duket humbja e fundit ndaj Kukesit me rezultatin 2-0 ka sosur durimin e drejtuesve. Teknikun nga Peqini u afrua ne Gusht te 2020 ne skuadren me ambicie te medha ku fale punes se mire siguroi ngjitjen ne eliten e futbollit shqiptar. Klubii ardhur rishtazi ne Superiore, me skuader te re, administrate te rinovuar dhe stadium te rikonstruktuar kishte tegjithe komponentet e duhur per te pasur sukses ku dhe i bene nje nisje positive sezonit te ri ku arriten te barazonin me Tiranen, te fitonin me Kastriotin dhe Lacin madje siguruan dhe kualifikimin per ne cerekfinalen e Kupes se Shqiperise. Lajmi vjen si nje rrufe ne qiell te paster ne opinionin sportive ne Shqiperi duke qene se kampionati sapo kishte filluar dhe Egnatia ishte 3 pike larg zones se ftohte dhe sidomos ne nje kampionat me 10 skuadra ku konkurrenca arrin kulmin eshte e veshtire te kesh pretendime me te larta. Gugash Magani behet keshtu trajneri I trete qe shkarkohet ne Kategorine Superiore pas Vukicevic te Lacit dhe Edi Martinit teTeutes..