Top News – E shkuara ruse e Alaskës…Ku do të takohen Trump dhe Putin?
12/08/2025 13:54

Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin do të zhvillojnë një takim rreth luftës në Ukrainë të premten në Alaskë, të cilënm Shtetet e Bashkuara e blenë nga Rusia më shumë se 150 vjet më parë. Ndikimi rus vazhdon ende të ndjehet në disa pjesë të shtetit të largët në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës së Veriut, që ndodhet vetëm pak kilometra larg nga Rusia. Kur eksploruesi danez Vitus Bering lundroi për herë të parë nëpër ngushticën e ngushtë që ndan Azinë dhe Amerikën në vitin 1728, ai ishte në një ekspeditë për llogari të Rusisë Cariste. Zbulimi i asaj që tani njihet si Ngushtica e Beringut coi në zbulimin e Alaskës, megjithëse njerëzit indigjenë kishin jetuar atje për mijëra vjet. Perandoria ruse ia shiti territorin Uashingtonit për 7.2 milionë dollarë në vitin 1867. Blerja e një zone që ishte dy herë më e madhe se Teksasi u kritikua gjerësisht në SHBA në atë kohë, madje u quajt "marrëzia e Seëard" sipas ideatorit të marrëveshjes, sekretarit të shtetit Ëilliam Seëard. Një nga deklaratat më të famshme rreth afërsisë së Alaskës me Rusinë u bë në vitin 2008 nga Sarah Palin, guvernatorja e atëhershme e shtetit dhe zgjedhja e kandidatit republikan John McCain për zëvendëspresidente. "Ata janë fqinjët tanë të afërt dhe në fakt mund ta shihni Rusinë nga bregu këtu në Alaskë", tha Palin. Në fakt nuk është e mundur të shihet Rusia nga kontinenti i Alaskës, por dy ishuj përballë njëri-tjetrit në Ngushticën e Beringut ndahen nga vetëm 4 km distancë. Ishulli i Diomedës së madhe, i Rusisë është pak në perëndim të ishullit amerikan Diomeda e vogël. Për vite me radhë, ushtria amerikane ka thënë se rregullisht zbulon avionë rusë që i afrohen shumë hapësirës ajrore amerikane në rajon. Megjithatë, Rusia në dukje nuk është e interesuar të rimarrë territorin që dikur e mbante, me Putinin që tha në vitin 2014 se Alaska është "shumë e ftohtë".

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59