Top News/ Dronë me raketa ajër-ajër / ’Lodra’ më e re e Iranit, rrit kapacitetet luftarake
11/12/2023 11:07

Irani ka përforcuar kapacitetet e tij ajrore duke shtuar në arsenal dronë luftarakë të pajisur me raketa ajër ajër – raportoi media shtetërore të dielën. “Dhjetëra dronë Karrar, të armatosur me raketa ajër ajër, janë shtuar në arsenalin e mbrojtjes ajrore në të gjitha zonat kufitare të vendit”, tha agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Dronët me një rreze veprimi prej rreth 1 mijë km, u prezantuan të dielën gjatë një ceremonie të transmetuar në televizion, organizuar në një akademi ushtarake në Teheran. “Armiqtë tanë duhet tani të rimendojnë strategjitë e tyre” sepse forcat iraniane janë bërë më të fuqishme”, citoi agjencia e lajmeve IRNA komandantin e ushtrisë iraniane, Gjeneralin Abdolrahim Mousavi. Droni Karrar, versioni i parë i të cilit u prezantua në 2010-ën, është pajisur me një raketë termale Maxhid, me rreze tetë kilometra, prodhuar plotësisht në airan – shtoi agjencia. “Dronia ka qenë shumë i suksesshëm në testet operacionale gjatë stërvitjeve ushtarake të mbajtura në tetor”, tha Musavi. Zhvillimi i arsenalit ushtarak të iranit ka ndezur shqetësime mes shumë vendeve, vecanërisht në SHBA dhe Izrael, armiq të betuar të republikës islamike. Këto du vende akuzojnë teheranin se po furnizon me dronë aleatët e tij në lindjen e mesme, vecanbërisht grupin libanez shiit, Hezbollah, dhe rebelët Huthi në Jemen. Irani po ashtu mbështet grupin militant palestinez Hamas, që është angazhuar në luftë me izraelin pas sulmeve vdekjeprurëse të tij atje, më 7 tetor. Teherani është akuzuar edhe nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimor se po furnizon rusinë me dronë kamikazë që po përdoren në luftën në Ukrainë. Qeveritë perëndimore i kanë vendosur disa raunde sanksionesh iranit për shitjet e supozuara të armëve. Irani ka nisur prodhimin e dronëve në vitet 1980-të, gjatë luftës së tij tetë vjecare me Irakun.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46