Top News – Drafti i marrëveshjes finale/ Bruksel, vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi
23/07/2020 11:14

Në Bruksel vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që do të diskutojnë mbi tema të hapura në takimin e nivelit të lartë, të mbajtur javën e shkuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçic. Ekspertët e të dyja vendeve, sipas Prishtinës zyrtare, do ta përgatisin draftin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Ajo I kundërshton pohimet se takimi I sotëm ka karakter teknik. Hoti, tha në mbledhjen e qeverisë, deklaroi se “objektivat janë të qarta për ta përmbyllur këtë proces dhe jo që ai të vazhdojë si dialog teknik”. Koordinator nga Kosova në dialog është emëruar Skender Hyseni, i cili në Bruksel udhëton së bashku me Ibrahim Makollin. Sipas kryeministrit, ata “do ta bëjnë draftimin e marrëveshjes finale, sa i përket çështjes së të pagjeturve”. Autoritetet e Prishtinës si dhe organizatat joqeveritare vendore e ndërkombëtare pohojnë se gjatë luftës së Kosovës (1998-1999) janë vrarë dhe zhdukur më shumë se 13.500 persona. Këto shifra të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Beograd, janë shfrytëzuar edhe nga institucionet e Kosovës.Sipas këtyre burimeve, rreth 76% e këtyre personave kanë qenë civilë të vrarë.

Top News – Këngë nacionaliste serbe në KE. Incident diplomatik në Bruksel, reagon Kosova
16/11 11:30
Top News – “Oj Kosovo, Kosovo”, kush e vendosi këngën serbe në Bruksel, reagon Kos
16/11 11:24
Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15