Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite burgim dhe 15 mijë euro, Slobodan Radenkoviç, i akuzuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023. Aktgjykimi u shpall këtë të mërkurë pasi i akuzuari Radenkoviq ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Speciale.