Top News – Dhjetë korridore humanitare në Ukrainë / Qytetet nën granata, pa ushqim, ujë e ilaçe
19/03/2022 12:56

Ukraina shpreson të evakuojë civilët gjatë së shtunës përmes dhjetë korridoreve humanitare në qytetet që gjenden në frontin e luftimeve me forcat ruse, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk. Ajo tha se janë pajtuar që të hapen korridore humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupolit, edhe pse përpjekjet e mëhershme të autoriteteve ukrainase për të evakuuar banorët nga ky qytet, kryesisht kanë dështuar. Ukraina dhe Rusia vazhdimisht kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimeve të përkohshme për evakuimet nga Mariupoli. Në këtë qytet besohet se 300,000 banorë kanë mbetur të bllokuar. Më herët gjatë së shtunës, guvernatori i rajonit lindor ukrainas, Luhansk, tha se më vonë gjatë të gjatë ditës do të hapet një korridor për evakuim. Në një postim në Telegram, Serhiy Gaiday, tha se forcat ruse janë pajtuar që të lejojnë banorët të evakuohen në disa qytete në rajon pas orës 09:00 sipas kohës lokale, por ai nuk specifikojë se në cilat vende do të evakuohen qytetarët. “Rusët po vazhdojnë të granatojnë qytetet tona”, shkroi Gaiday. “Megjithatë, ne të gjithë po presim deri në ora 09:00, kur ‘regjimi i heshtjes’ duhet të hyjë në fuqi, në mënyrë që të evakuojmë qytetarët e rajonit, të sjellim ushqime, ujë dhe ilaçe për ata që do të qëndrojnë këtu”. “Për hapjen e korridorit humanitar ka pasur pajtim në nivel të lartë. Shpresoj që marrëveshjet e arritura të respektohen nga rusët”, shtoi ai.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43