Top News/ Dhëndri i Trump në Serbi / Takon Vuçiçin, merr jetë projekti luksoz në Beograd
20/06/2024 12:10

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili nënshkroi një kontratë me qeverinë e Serbisë për ndërtimin e një kompleksi luksoz në ish selinë e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, që u shkatërrua në fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, u takua në Beograd me presidentin e Serbisë. Aleksandar Vuçiç. "Një shkëmbim frymëzues idesh me Jared Kushnerin, të cilit i tregova me krenari kryeqytetin tonë dhe përvijova disa nga planet për rritjen edhe më të shpejtë të tij. I paraqita atij vizionin e Beogradit si një metropol botëror, shpirti kozmopolit i të cilit ka tërhequr gjithmonë njerëz nga gjithë bota dhe Jared Kushner më prezantoi një projekt për një hotel të mrekullueshëm në Beograd, i cili do të kontribuojë që kryeqyteti ynë të bëhet qendra e kësaj pjese të botës”, shkroi presidenti serb në rrjetet sociale. Kjo është vizita e parë zyrtare e Kushner në Beograd, që kur u bë e ditur se në mesin e muajit maj kompania e tij dhe qeveria e Serbisë nënshkruar një marrëveshje për projektin e ndërtimeve. Hollësitë e kontratës nuk dihen, por thuhet se kompleksi përfshin një hotel, ndërtesa banimi, zyra dhe një qendër përkujtimore për viktimat e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Kushner kishte deklaruar më herët se investimi do të arrijë në 500 milionë dollarë dhe qeveria e Serbisë do të marrë 22 për qind nga fitimet.

Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52