Top News – Denoncimi ne ‘Fiks Fare’/ Përmbarimi dështon me një fëmijë
03/11/2020 22:19

Përmbarimi dështon në dorëzimin e fëmijës tek prindi me qetësi, dhe në sy të policisë degjeneron në dhunë brenda përmbarimit. Dorëzimi i fëmijës bëhet në kushte shumë të rënda psikologjike të fëmijës dhe në rrugë, ku fëmija tenton të largohet me vrap. Divorci i dy prindërve kthehet në dramë, kur këta të fundit, nuk gjejnë gjuhën e bashkëpunimit për mirërritjen dhe gjendjen emocionale të fëmijëve të tyre. Gjendja rëndohet akoma më shumë, kur strukturat shtetërore që duhet të përballen me trajtimin e këtyre rasteve neglizhojnë në punën e tyre. Përballja me mentalitetin e fortë, ku gruaja dhe fëmijët shikohen si pronë e vështirëson akoma edhe më shumë këtë proces. Fiks fare solli rastin e një familje nga qarku i Elbasanit, ku katër vajza, më e madhja 24 dhe më e vogla 10 vjeç, prej vitesh vuajnë traumat që ka lënë tek to divorci i prindërve. Në vendimin e parë të gjykatës, për dy motrat e vogla u vendos që të qëndronin me nënën, njëra prej tyre që vuan nga epilepsia qëndroi vetëm pak muaj. Edhe pse ka vështirësi në të folur ajo tregon se pas tre muajsh nëna e nisi për tek babai, por gjatë kësaj periudhe nuk pranonte që t'i kalonte kempin e vajzës. Që atëherë të katërta motrat qëndruan tek i babai. Në vendimin e dytë të gjykatës, babai kërkoi kujdestarinë e vajzave të vogla, pasi pavarësisht vendimit të gjykatës ato qëndronin me të. Gjykata kësaj radhe vendosi që vetëm motra e vogël, do të qëndronte me nënën, por sipas psikologes kalimi nga babai tek nëna do të bëhej për nje periudhë 2 vjeçare për shkak të traumave që kish kaluar. Por ky vendim i cili është i qershorit të këtij viti, u kërkua të zbatohej menjëherë nga përmbaruesi, vetëm 2 muaj më vonë, pa marrë parasysh mendimin e psikologes. Pikërisht në këtë moment nisi edhe përplasja më e fortë mes palëve, brenda zyrës së përmbarimit Elbasan. E pranishme gjatë ekzekutimit të vendimi ishte edhe motra e madhe. Ajo thotë se përplasja më e dhunshme ndodhi nëpër shkallë. Kur motra e vogël gjatë gjithë kohës bërtiste për ndihmë, pasi nuk donte të ndahej nga babai dhe të shkonte tek nëna. Fiks Fare u interesua edhe pranë përmbaruesit gjyqësor Elbasan Albert Cani. Ky i fundit nuk pranoi të japë një intervistë por tha që vajza është dorëzuar në rrugë tëk nëna dhe më pas ka ikur me makinën e saj. Ai gjithashtu pretendoi se çdo gjë është bërë brenda rregullave dhe nën prezencën e psikologes. Sipas tij ka patur edhe forca të shumta policie pasi ndaj nënës u ushtrua dhunë nga persona të pa autorizuar për të qenë të pranishëm në ekzektimin e vendimit. Sipas një vendimi unifikues të Gjykatës Kushtetuese përmbaruesit duhet t'i përmbahen edhe arsyetimit të vendimit, dhe madje të kërkojnë saktësim të vendimit kur kanë paqartësi. Në këtë rast në arsyetim gjykata nuk ka lënë jashtë mendimin e psikologes ku citohet se vajza duhet të kalojë tek nëna në mënyrë graduale për një periudhë e cila të mos jetë më e shkurtër se dy vjet. Lidhur më këtë pretendim ai thotë se nuk ka psikologe që ta pretendojë një gjë të tillë, ndërkohë që kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë në vendimin e gjykatës të vitit 2020.

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30