Top News – Denoncimi në ‘Fiks Fare’/ Agjencia e punësimit mashton me kontrata pune
07/05/2021 22:48

“Aplikime Punësimi” është agjencia e cila ndodhet me seli në Tiranë dhe merr përsipër të pajisë me kontrata punësimi shtetas shqiptar që duan të punojnë jashtë Shqipërisë. Një kontratë e tillë e nënshkruar në këtë agjenci kushton 300 euro, e cila merr përsipër punësimin e personit në shtetin pritës, brënda 3 ditësh nga mbërritja për një periudhë 1 vjeçare, por në fakt nuk ndodh ajo çfarë shkruhet, pasi këto kontrata janë të pavlefshme. Këtë fakt e denoncoi një shtetase shqiptare e cila kishte bërë për gjithë familjen në këtë agjenci 4 kontrata punësimi për në Maltë. Edona Mjeshtri tregoi për Fiksin se kur u desh të priste biletën e vajtjes , përfaqësuesja e agjencisë u tha se duhet të prisnin edhe biletën e kthimit, biletë e cila vërtetonte se do qëndronin si turiste atje për 3 ditë, pra do shkonin në 6 mars dhe do ktheheshin në datën 9 mars. Ndërkohë që në bazë të kontratës duhet të punësoheshin për një vit, gjë e cila nuk ndodhi dhe kjo i detyroi të shkruajnë në një faqe në Facebook, “Shqiptarët e Maltës” dhe aty i ndihmuan dhe u gjetën punë. Ajo thotë kjo kompani që i mashtroi dhe shpenzuan 5 mijë euro dhe duhet të paktën t’ju kthejë lekët e kontrateve, pasi nuk e ka zbatuar atën që kanë nënshkruar. Edona mjeshtri thotë se po te ishte për të shkuar si turiste shkonte vetë, përse duhet të paguante një agjenci punësimi. Gazetarët e Fiksit kërkuan të kontaktonin me përgjegjësen e zyrës e cila pranoi se personat paguan si turistë dhe për bileta kthimi dhe për qëndrim në hotel, por sipas saj kjo ka ndodhur kohët e fundit, pasi më përpara kontrata njihej. Ndërkohë përgjegjësja, Marjana Balliu,pretendoi se denoncuesja Edona Mjeshtri ka hequr dorë vetë nga ndërmjetësimi, dhe për këtë ajo u zotua se do vinte në dispozicion të gazetarëve dokumentin, gjë e cila nuk ndodhi.

“Coli i sufllaqeve”,gazetari tregon fatin tragjik të Koçit: Si e zhduku në zyrë shoku i ngushtë për borxhin
11/06 00:01
Top Channel/ Protestuesit duan kuvend kombëtar, kërkesë për qeveri tranzitore
10/06 23:39
Top Channel/ Fjalime, përplasje dhe marshim, protestuesit ‘pushtojnë’ Tiranën, çfarë ndodhi gjatë…
10/06 23:24
Top Channel/ Protestuesit nuk ndalen, pas marshimit rreth Tiranës, rikthehen te Kryeministria…
10/06 23:07
Top Channel/ Tensionet në protestë dhe heqja e flamurit të LGBTQI,Rama:Turp, solidaritet i plotë me…
10/06 23:05
“Nga Dea Michelle erdhën minjtë në Top!…Grida Duma reagon ashpër: Stop Bled! Se lojoj këtë…
10/06 22:57
“Ka ardhur CNN nga ty?!”, Mane fort me Salajn: Ti paguhesh nga qeveria, nga policia, kudo…
10/06 22:56
Top News- ‘Pa rini nuk ka Shqipëri’/ Vijojnë protestat, akuza ndaj qeverisë e opozitës
10/06 22:43
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë Tiranën, shoferët te 21-shi fikin makinat i bashkohen…
10/06 22:19
Top Channel/ Me flamuj të kuq dhe të BE protestuesit marshojnë në kryeqytet, bëjnë thirrje…
10/06 22:16
Top News- Baza e Kuçovës dhe mbrojtja kibernetike, SHBA forcon bashkëpunimin me Shqipërinë
10/06 21:41
Top Channel/ Protestuesit nisin marshimin në kryeqytet, ulen në mes të bulevardit me flamuj dhe…
10/06 21:39
Top Channel/ Tirana vishet me të kuqe, lumë protestuesish me drita dhe flakadanë, marshimi në…
10/06 21:38
Top News- Pamje nga marshimi i protestuesve, brohoritje në kor e thirrje kundër klasës politike
10/06 21:38
Top Channel/ Protesta për Zvërnecin, protestuesit mbajnë fjalime para kryeministrisë, thirrje për…
10/06 21:36
Top News-Reformë në administratën publike/Qeveria miraton projektligjin, forcohet roli i drejtorëve
10/06 21:35
Top Channel/ Protestuesit përfundojnë fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit
10/06 21:13
Top News- Shqiponja vjen me dron në mes të protestës, elektrizohet turma: Rama jepe dorëheqjen
10/06 21:10
Top Channel/ ‘Ju erdhi fundi’, vazhdon protesta, mesazhe dhe muzikë në protestën për Zvërnecin
10/06 20:13
Top News- Begaj në Samitin e SEECP: Të forcojmë sigurinë rajonale
10/06 20:12