Lista e Kombëtares shqiptare ndryshon sërish në prag të dy ndeshjeve të nations League me Cekinë dhe Gjeorgjinë. Sulmuesi shqiptar, që në pasditen e së martës kreu një stërvitje të diferencuar, kishte shfaqur një problem fizik në sfidën e fundit të Granadës në Spanjë. Uzuni iu nënshtrua rezonancës manjetike, nga ku rezultoi se ka dëmtim muskular në pulpën e këmbës së djathtë, kështu që ai nuk do të jetë në dispozicion të Sylvinhos për sfidat e këtij muaji dhe do të kthehet në Spanjë për të kryer procesin e riaftësimit.