Top News – Defekte teknike dhe të dehur në timon/ Policia ndëshkon qindra drejtues autobusësh
01/09/2021 20:31

Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle në transportin ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas, për të kontolluar dhe verifikuar dokumentacionet përkatëse, por edhe për të matur nivelin e alkolit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, janë konstatuar shkelje të rënda nga drejtuesit e autobusëve. Kontrollet janë kryer në orët e para të mëngjesit dhe në orët e vona të mbrëmjes, në zona të ndryshme, jo vetëm për nivelin e alkoolit por edhe për mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ. Nga kontrollet intensive janë konstatur 207 drejtues autobusësh me probleme të ndryshme. 12 drejtues autobuzash ishin të pa pajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar. 34 të tjerë janë konstatuar per shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit. Ndërkohë, 44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase, janë ndaluar për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse. Shërbimet policore bënë me dije se 21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas ishin të pa siguruar. 22 autobuza të transportit qytetas, kishin defekte teknike si dhe nuk kishin kryer kontrollin teknik. 60 autobuza janë ndaluar për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar. Përvec, këyre problemve, policia bëri me dije se 14 drejtues autobuzash u ndaluan për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, ku dy prej tyre ishin në gjendje të dehur. Ndërkohë, duke vleresuar rrezikshmerinë që mbart transporti publik dhe drejtuesit e tyre, kontrollet parandaluese të policisë rrugore të kryeqytetit do të vijojnë në kohë dhe vende të ndryshme.

Top Channel/ Protestuesit në gjyq, në gjykatën e Tiranës jepen vendimet për të arrestuarit për dhunë
26/10 12:50
Top Channel/ 10 arrestime pas protestës, Policia shpall në kërkim 20 persona, dy të tjerë nën hetim
26/10 12:50
Top Channel/ Më shumë ullinj në Vlorë këtë vit, prodhimi pritet të rritet me 20%, por…
26/10 12:31
Top Channel/ Ullishtet rrezikojnë braktisjen, fermerët e Fierit kërkojnë subvencione
26/10 12:29
Top Channel/ Ish ministri Ervin Hoxha “paqe” me deputetët e PD,bisedojnë pas incidentit në parlament
26/10 12:28
Top Channel/ Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për aeroportin
26/10 10:26
Top News- Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit
26/10 10:08
Top Channel/ Rrjedhje gazi nga një bombol, zjarrfikësit në Fier neutralizojnë situatën
26/10 09:55
Top News- Shmanget tragjedia në Fier, rrjedhje gazi në një apartament, ndërhyn në kohë zjarrfikësja
26/10 09:44
Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28