Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë publikoi kufizimet që do jenë në fuqi deri më 21 Janar në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë, këto masa janë në fuqi. Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdojë të konsiderohet i mbyllur dhe si pasojë nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare.