Top News – ‘Ciao ciao bambini’/ Itali, në pikiatë numri i lindjeve
14/05/2021 18:12

Kur Daniela Vicino nisi punën si mësuese në Sicili, klasa e saj kishte deri në 30 fëmijë. Me uljen e lindshmërisë, ky numër gati është përgjysmuar. Tani klasa ka maksimumi 18 deri 20 fëmijë, në disa raste 15 apo 16. Dhe kjo sipas saj, është shumë e dhimbshme. Prej kohësh Italia ka një nga shkallët më të ulta të lindshmërisë në Evropë, por kjo është përkeqësuar edhe nga pandemia e koronavirusit, dhe tashmë problem nuk janë vetëm maternitetet bosh. Vitin e shkuar, popullsia e Italisë u tkurr me gati 400 mijë – pak a shumë sa popullsia e qytetit të Firences – duke shkuar në 59.3 milionë, teksa vdekjet arritën kulmin, lindjet pikën më të ulët, kurse imigracioni u pakësua. Ekspertët paralajmërojnë se, më pak fëmijë sot, do të thotë më pak taksapagues nesër, gjë që do ta bënte cdo vend më pak produktiv dhe më të paaftë për të mbuluar nevojat e një popullsie në plakje. Ky fakt ka shqetësuar prej kohësh të gjitha shoqëritë e Perëndimit, por është akoma më I rëndë për Italinë, ekonomia e së cilës, është më e dobëta e vendeve të G7-ës. Sakaq, kryeministri Mario Draghi ka premtuar më shumë cerdhe fëmijësh, ndihma për nënat që janë në punë, si dhe kredi për ciftet e reja, në kuadrin e planit prej 221 miliard eurosh të BE-së për rimëkëmbjen nga pandemia. Në 2012 Italia arriti pikën më të ulët të lindshmërisë që nga krijimi I shtetit në vitin 1861, me 534 mijë lindje. Që atëherë, ky rekord I ulët është thyer gati cdo vit. Në 2020, ky numër ra në 404 mijë për shkak të koronavirusit, me një rënie të pritshme në 384 mijë për vitin 2021, prej situatës post-Covid.

Top Channel/ “Miqësia miqësi, paraja të vejë e të vijë”: 35%, Trump “godet” me tarifa Serbinë!
08/07 10:53
Top Channel/ Trump “rrëzon” Pentagonin: Do dërgoj armë në Ukrainë, po goditen shumë rëndë!
08/07 10:50
Top Channel/ Trump trondit Japoninë dhe Korenë e Jugut, vendimi i fundit
07/07 23:20
Top Channel/ Fundi tragjik i ish-ministrit rus! Pse presidenti Putin e largoi Starovoit nga detyra?!
07/07 23:18
Top Channel/ Vetëvr*sja që tronditi Moskën, a ishte ministri i Putinit i përfshirë në një skandal?
07/07 23:18
Top channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 95 viktima nga përmbytjet
07/07 23:13
Top News- Trump “godet” Korenë e Jugut dhe Japoninë, zbulon tarifat e reja
07/07 23:05
Top News- Pengu i Hamasit rrëfen tmerrin në robëri, thirrje të fortë për Trump
07/07 23:04
Top Channel/ U shkarkua nga Putin, ministri rus i merr jetën vetes pak orë pas largimit nga posti
07/07 19:53
Top Channel/ Lufta me flakët dhe nxehtësia përvëluese… Greqia gjen zgjidhjen, urdhër: Mos punoni
07/07 18:08
Top Channel/ Teksasi nën alarm! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, nuk dihet fati i të zhdukurve
07/07 18:07
Top Channel/ “Do të kemi një marrëveshje këtë javë”, Trump takim kokë më kokë me Netanyahun
07/07 18:05
Top Channel/ Gatoi kërpudhat helmuese për të vr*rë familjarët e ish-burrit, shpallet fajtore gruaja
07/07 18:03
Top Channel/ I nxehti ekstrem, Greqia “fal pushime”: Mos dilni në punë!
07/07 15:25
Top News-‘Lumi i vd*kjes’ u fry 9 m në 1 orë/ Video rrënqethëse, ‘tërbimi’ që mori 80 jetë njerëzish
07/07 15:12
Top News – Partia e tretë, e dënuar me dështim / Musk, mes elefantit republikan e gomarit demokrat
07/07 15:05
Top News – Vr*sësja e kërpudhave shpallet fajtore / Helmoi vjehrrën e vjehrrin, pritet dënimi
07/07 15:01
Top News – 1 mijë raketa e dronë çdo ditë / Putin godet ashpër Ukrainën, sfidon Trumpin
07/07 15:00
Top News – Prishet treni me destinacion Londrën…800 pasagjerë të bllokuar në Francë për 9 orë
07/07 14:57
Top Channel/ Ky do të jetë shansi i fundit për Gazën? A do ta ulë hundën Netanyahu
07/07 14:37