Një ekip gërmuesish nga Omani, të nxitur nga pasioni për të eksploruar të panjohurën, besohet se janë të parët që kanë arritur fundin e Pusit të Barhout-it në Jemen, një mrekulli pak e njohur e natyrës. Gojëdhënat vendase thonë se vrima gjigande në shkretëtirë, në provincën lindore al Mahra, e njohur edhe si Pusi i Ferrit, është krijuar si një burg për djajtë. Më afër kufirit me Omanin se sa me kryeqytetin e Jeminit, Sanaa, pusi është 30 metra i gjerë dhe afërsisht 112 metra i thellë.