Ulet çmimi i tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit në pikat e pakicës. Bordi i administrimit të karburanteve vendosi ulje me 5 lekë për litër të çmimit të naftës si dhe ulje në çmimin e tregtimit të benzinës me 4 lekë për litër. Trendi rënës i çmimeve, i miratuar nga bordi i transparencës, reflektoi ndryshimet e shfaqura në tregjet ndërkombëtare.