Njerëzve po i kërkohet të mbajnë nën kontroll të moshuarit dhe personat e sëmurë ndërsa i ftohti dhe bora kërcënojnë të shkaktojnë probleme në britaninë e madhe. Një paralajmërim për borë është lëshuar në anlinë lindore dhe juglindore dhe do të mbetet në fuqi deri mëngjesin e të hënës. Paralajmërime për borë dhe akull po ashtu janë lëshuar në pjesën më të madhe të anglisë, skocisë dhe uellsit lindore. Zyrtarët e shërbimit meteorologjik thonë se do të ketë shumë ngjashmëri me Bishën nga lindja të 2018. E gjithë kjo për shkak të një kombinimi të ajrit të ftohtë nga skandinavia dhe rusia, dhe stuhisë Darcy, që do të sjellë erë dhe borë.