Top Channel/ Shifra dramatike! 500 mijë hektarë e shkrumbuar nga zjarret në Evropë
14/08/2025 22:49

E enjtja përkeqësoi situatën me zjarret në Spanjë, duke shënuar viktimën e tretë, ndërkohë që i nxehti përvëlues vazhdon në të gjithë Evropën. Autoritetet njoftuan për vdekjen e një tjetër zjarrfikësi vullnetar teksa luftonte me flakët, pas atij që humbi jetën të martën, e ndërsa një tjetër viktimë u regjistrua në hënën në periferi të Madridit, teksa përpiqej të shpëtonte kuajt nga një stallë që digjej. "Vdekja na goditi përsëri me humbjen e një vullnetari të dytë që ka humbur jetën në León", tha të enjten kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, i cili tha se “kërcënimi nga flakët mbetet ekstrem”, ndërsa falënderoi "heronjtë" që po mbrojnë njerëzit. Spanja tha se kishte vendosur 1000 personel ushtarak dhe 50 burime ajrore për të përballuar zjarret, duke u bërë vendi i pestë brenda një jave që aktivizon mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së për të luftuar zjarret. Komisioni Evropian njoftoi se dy aeroplanë të stacionuar në Francë pritej të vendoseshin në Spanjë të enjten. Greqia po ashtu po përballet me një situatë dramatike nga zjarret, ndaj dhe pritet të marrë dy helikopterë suedezë të stacionuar në Bullgari sipas mekanizmit, të cilin e aktivizoi të martën, ndërsa Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi - ku një ushtar vdiq duke luftuar një zjarr pranë kryeqytetit - kanë marrë gjithashtu mbështetje nga zjarrfikësit nga disa vende të BE-së. Mekanizmi i mbrojtjes civile i BE-së, i cili koordinon përgjigjet gjatë luftërave dhe krizave të tjera, është aktivizuar 16 herë gjatë sezonit aktual të zjarreve. Numri i aktivizimeve në vitin 2025 është tashmë i njëjtë me shifrën për të gjithë sezonin e zjarreve të vitit 2024, tha komisioni. Zjarret kanë djegur më shumë se 500,000 hektarë në Evropë deri më tani këtë vit, sipas të dhënave zyrtare, një rritje prej 134% krahasuar me mesataren gjatë dy dekadave të fundit. Franca përjetoi zjarrin e saj më të madh që nga viti 1949 javën e kaluar.

Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 23:39
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:32
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39