Deri në fund të majit, Shtetet e Bashkuara do të kenë mjaftueshëm vaksina për të gjithë deklaroi presidenti Joe Biden, duke dhënë kështu nëj afat që është dy muaj më herët nga sa parashikohej. Një lëvizje e tillë u arrit falë ndërhyrjes së prodhuesit të ilaçeve Merck & Co, i cili njoftoi se do të ndihmojë në prodhimin e vaksinës së kompanisë rivale Johnson & Johnson.