Top News – Biden kërcënon Rusinë / Mos e përdorni gazin si armë për qëllime politike
31/10/2021 16:26

Presidenti amerikan Joe Biden diskutoi me kancelaren gjermane përpjekjet për të mos lejuar Rusinë që të manipulojë çështjen e furnizimit me gaz natyror të Evropës, për qëllime politike, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën. Biden, i cili ndodhet në Romë për një takim me udhëheqësit e grupit të 20-ës, nënvizoi se ishte e rëndësishme "të sigurohet që Rusia të mos manipulojë furnizimin me gaz natyror për qëllime të dëmshme politike", tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Biden dhe zonja Merkel gjithashtu diskutuan edhe për situatën në Afganistan. Më herët të shtunën, të dhënat nga një operator gjerman të një gazsjellësi treguan se rrjedha e gazit natyror rus në Evropë ishte ndalur në një pjesë të tubacionit Yamal-Europe që sjell gaz në Gjermani nëpërmjet Polonisë. Rusia dërgon gaz në Evropën Perëndimore me disa rrugë të ndryshme, duke përfshirë tubacionin Yamal-Europe, i cili ka një kapacitet vjetor deri në 33 miliardë metra kub. Gazpromi rus tha të shtunën se kërkesat e konsumatorëve evropianë për gaz natyror po plotësoheshin. Fluksi i eksportit të gazit rus po vëzhgohet nga afër në një kohë kur çmimet e gazit në Evropë po rriten ndërsa ekonomia globale po rimëkëmbet nga pandemia. Gazpromi rus është akuzuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe disa ligjvënës evropianë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të rritur furnizimet e saj me gaz natyror në Evropë. Kompania ruse ka thënë se ka përmbushur detyrimet e saj kontraktuale.

Top Channel/ Nga zjarret te stuhitë: “Çmendet” moti në Europë, mijëra vetë pa energji elektrike!
18/07 10:48
Top Channel/ Vuçiç, “një hipokrit”? Serwer: Nëse nuk pajtohet me ministren, do ta kishte shkarkuar!
18/07 10:43
Top News- Polonia nuhat nisjen e luftës…bëhet gati për gjendjen e gatishmërisë ushtarake
17/07 23:00
Top Channel/ Sulme në gjithë Lindjen e Mesme, SHBA-Iran përshkallëzojnë luftën
17/07 22:59
Top Channel/ Nis dialogu SHBA-Serbi, firmosen dy marrëveshje
17/07 22:43
Top News- Tërmeti i fuqishëm 7.3 ballë “shkund” Meksikën, alarm për cunam
17/07 22:40
Top News- Mbahet dialogu strategjik SHBA-Serbi, Rubio e Gjuriç firmosin memorandumet
17/07 22:30
Top News- Të miturin e hedhin në kafazin e krokodilëve në kopshtin zoologjik, në gjendje kritike
17/07 22:11
Top News-Bombardohen ura, stacione treni e aeroporti/ Trump lëshon tërbimin mbi Iran, s’ka kthim pas
17/07 22:06
Top Channel/ 220 milionë votues në rrezik? Trump zbulon dokumentet që akuzojnë Kinën për ndërhyrje…
17/07 20:43
Top Channel/ Video që i shkatërroj karrierën, oficerja e policisë jep dorëheqjen pas skandalit në…
17/07 20:40
Top Channel/ Tërmet 7.4 ballë në Meksikë, jepet alarmi për cunam
17/07 20:08
Top Channel/ Panik në fluturim, erërat me shpejtësi deri në 107 km/h shkaktojnë turbulenca të mëdha
17/07 18:33
Top Channel/ Ebola përhapet me ritme alarmante, mbi 2 mijë të infektuar dhe 828 viktima
17/07 18:33
Top News – Polemika në Gjermani. Deputeti gjerman bëhet baba me nënë surrogate
17/07 16:42
Top News – Kina, lidere e rendit të ri global të IA / Xi Jinping sfidon dominimin e SHBA-së
17/07 16:39
Top News – Ndalesa e radhës; kryeministër / Britani, Andy Burnham bëhet udhëheqës i laburistëve
17/07 15:38
Top News – Hedh në erë ura e aeroporte / SHBA zgjeron sulmet mbi Iranin, përshkallëzim i plotë
17/07 15:37
Top Channel/ Burnham gati për kryeministër. Lideri i ri i laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar
17/07 15:33
Top News- Super Puma, Rafale e Eurofighter / Merz e Macron vulosin të ardhmen, mbrojtje e përbashkët
17/07 15:26