Top News – Biden-Erdogan, me ‘dyer të mbyllura’ / SHBA dhe Turqia duhet të shmangin krizat
31/10/2021 17:27

Presidenti Joe Biden i tha Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet t’i menaxhojnë më mirë mosmarrëveshjet. Partneriteti mes dy vendeve anëtare të NATO-s u vu në provë nga kërcënimi i Turqisë për të dëbuar të dërguarin amerikan dhe nga blerja prej saj e një sistemi raketash ruse. “Duam të zhvillojmë një dialog të mirë”, tha Biden kur dy udhëheqësit dolën para gazetarëve përpara bisedimeve me dyer të mbyllura. Presidenti amerikan nuk iu përgjigj pyetjeve për afrimin e Turqisë me Rusinë, apo për situatën e të drejtave të njeriut në Turqi. Në takim, Biden konfirmoi rëndësinë e Turqisë si një aleate e rëndësishme në NATO dhe në partneritetin me Shtetet e Bashkuara, por ngriti shqetësimin për sistemin e raketave ruse S-400, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti turk e ka lënë të hapur mundësinë për blerjen e sistemi të dytë raketash ruse, megjithë kundërshtitë që shkaktoi marrëveshja e vitit 2017 për blerjen e raketave të para. Roli i Turqisë si një vend anëtar i NATO-s është vendosur në epiqendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit. Erdogan tha më 23 tetor se dhjetë ambasadorët e huaj që bënë thirrje për lirimin e një filantropi të burgosur, duhet të shpallen persona të padëshiruar. Diplomatët, ndër ta edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë, kishin qarkulluar një deklaratë ku bëhej thirrje për zgjidhjen e rastit të Osman Kavalas, një sipërmarrës dhe filantrop që mbahet në burg që në vitin 2017, megjithëse nuk është dënuar për ndonjë krim. Erdogan nuk e përmbushi kërcënimin e tij, por kjo reflekton tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara.

Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30