Legjenda e futbollit botëror, Romario, kampion bote me Brazilin në 1994, do të kthehrt në fushën e lojës për të veshur fanelën e një klubi të cilin e drejton si president që nga muaji janar, America Rio de Janeiro. Ishte vetë Romario që e komunikoi rikthimin e tij nëpërmjet një postimi në rprofilin e tij në rrjetin social Instagram.