Top News/ BE, ‘urdhër’ për Serbinë: Zbato marrëveshjen me Kosovën, pastaj flasim për anëtarësim
14/01/2024 12:51

BE-ja po punon për të kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë në bllok dhe mes kushteve detyruese pritet të përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjeve që Serbia ka arritur deri më tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. Për këtë po punon Komisioni Evropian, dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së i cili do të ndryshojë kornizën e bisedimeve në kapitullin e 35 me Serbinë. "Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare", tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Kërkesa për ndryshim të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së, pasi Serbia zyrtarisht përmes kryeministres së saj, Ana Brnabic, tha se "vendi i saj nuk do t'i zbatonte të gjitha marrëveshjet, për të cilat u pajtua me Kosovën”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar Serbinë se nuk po e respekton Marrëveshjen për normalizim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. "Neni një i marrëveshjes thotë që palët, pra Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta. Serbia megjithatë, zgjedh gjithçka mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira me ne, ajo në të vërtetë zgjedh të sulmojë Kosovën, siç bëri më 24 shtator në Banjskë, dhe pastaj të mbrojë autorët e kësaj vepre ", tha Kurti.

Top News – Bankieri, ylli i basketbollit, kardiologu, kimisti / Kush do jetë kryeministri i ri serb
28/10 12:02
Top News – Alarm i kuq në Serbi për terrorizmin/ Sulm në ambasadën izraelite, vritet autori i mitur
28/10 11:39
Top News – Nga Kurti te Radoiçiç, lista studentore serbe ‘e paqartë’ për Kosovën
28/10 10:53
Top Channel/ Serbia ndryshon plan për Kosovën, Srdaroviç: Dialog, marrëveshjet do respektohen
27/10 22:58
Top News – Studentët në Serbi ‘përveshin mëngët’ / Nisin bisedimet për qeverinë e re
27/10 13:43
Top News – Nga Kosova te Rusia…Sfidat që i presin udhëheqësit e rinj të Serbisë
27/10 12:01
Top News – Ikën Vuçiç, vijnë studentët…Si do ta qeverisin Serbinë liderët e rinj?
27/10 11:57
Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22