Bashkimi Europian përshëndeti zgjedhjen e Presidentes së re në Kosovë, por priti me rezerva ndryshimet e miratuara në të njëjtën seancë plenare të ligjit për gjykatën speciale me seli në Hagë. Pyetur nga Radio Evropa e Lirë, një zëdhënës i Brukselit tha se ndryshimet e ligjit bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.