Prokuroria Speciale e Kosovës ka bastisur këtë të enjte zyrat e Ministrisë së Bujqësisë, lidhur me hetimet që ka nisur për rinovimin e godinës që ka përdorur më herët Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, godinë që tani është nën menaxhimin e ministrisë. Prokuroria thotë se kontrollet janë bërë me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve të ngritura në opinionin publik për veprimet e disa zyrtarëve publikë të Ministrisë së Bujqësisë lidhur me rinovimin e objektit.