Top News – ‘Barrierë’ kundër dronëve rusë / Kievi, 6.2 milionë USD për programin e interceptorëve
11/07/2025 12:49

Kievi do të ndajë 260 milionë hryvnia apo 6.2 milionë dollarë, për një program interceptorësh dronësh për të mbrojtur qiellin e kryeqytetit nga dronët rusë, thanë autoritetet e qytetit të premten. Rusia ka shtuar sulmet e saj të kombinuara ndaj kryeqytetit ukrainas në javët e fundit, duke lëshuar qindra dronë dhe raketa në sulme gjatë natës që zgjasin me orë, e që kanë shkaktuar dëme në shumicën e lagjeve të qytetit. "Këto fonde do të përdoren jo vetëm për të blerë pajisje, por edhe për të krijuar një sistem efektiv reagimi", shkroi kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Tymur Tkachenko, në aplikacionin e mesazheve Telegram. Qyteti tha se planifikonte të përfshinte fonde shtesë jashtë buxhetit ekzistues, pa specifikuar se sa do të nevojitej. Tkachenko tha se një projekt pilot kishte provuar efektivitetin e tij fillestar duke interceptuar pothuajse 550 dronë të lëshuar nga Rusia për të sulmuar rajonin e Kievit në muajt e fundit. Sulmet vdekjeprurëse i kanë shtyrë udhëheqësit ukrainas të ripërtërijnë thirrjet e tyre urgjente për ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka raportuar gjithashtu për përdorimin e suksesshëm të dronëve interceptues për të ndihmuar në sprapsjen e sulmeve të mëdha dhe tha se puna po vazhdon për perfeksionimin e teknologjisë. Në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës këtë javë, ai përmendi investimet në këtë lloj mbrojtjeje ajrore në takimet me partnerët holandezë, gjermanë dhe amerikanë. Autoritetet planifikojnë të hapin një qendër për trajnimin e operatorëve të dronëve interceptues dhe krijimin e njësive shtesë të lëvizshmne në kryeqytet dhe periferitë e tij, tha Tkachenko.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23