PS dhe PD u përplasën në Kuvend për reformën territoriale, teksa pjesë e akuzave dhe kundërakuzave u bë edhe ish ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, megjithëse kjo e fundit vetë mungonte në sallë. Momenti i parë ishte në përplasjen mes kreut të PD-së, Gazment Bardhi dhe ish ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Bardhi akuzoi socialistët se janë shantazhuar për të mbyllur gojën dhe këtu iu referua edhe Spiropalit.