Një ndër markat e makinave që shohim më shpesh në rrugët e Shqipërisë është Peugeot. Çmimet konkurruese, motori që konsumon pak karburant, dizenjo dhe komforti janë disa prej arsyeve kryesore që e bëjnë markën franceze shumë të preferuar për shqiptarët. Lideri francez i automjeteve, prej gati 20 vitesh ofrohet per tregun shqiptar nga kompania Avel Sh.p.k - Peugeot Albania Ne me kamerën tonë ishim në sallonin e kësaj kompanie, ku u njohëm nga afër me gamën e makinave dhe shërbimet që ofron ajo.