Gjermania ka regjistruar më shumë se 1 mijë viktima të koronavirusit në një ditë për të parën herë të mërkurën, pak ditë pas fillimit të vaksinimit e ndërsa një zgjatje e izolimit duket e paevitueshme. Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend u rrit me 22459 duke e cuar totalin e të infektuarve në mbi 1 milionë e 687 mijë. Ndërsa totali i viktimave ka shkuar në 32 107.