Top News – Arabia Saudite kundër SHBA-së/ Raporti për vrasjen e gazetarit, plot `gënjeshtra`
27/02/2021 11:50

Arabia saudite e ka hedhur poshtë raportin e inteligjencës amerikane që e lidh princin e kurorës, Mohammed bin Salman me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Riadi u shpreh se janë marrë sakaq të gjitha masat e nevojshme juridike për ndëshkimin e autorëve. Në raportin e CIA-s të bërë publik të premten, citohet fuqia e princit mbi forcat saudite të sigurisë e nenvizohet se ata nuk do të ndërmerrnin vetë një operacion të tillë pa marrë më parë dritën jeshile prej tij. Ministria e jashtme saudite u përgjigj duke thënë se raporti përfshin informacione të rreme. “ Personat përgjegjes për atë vrasje janë dënuar nga gjykatat dhe dënimi i tyre është përshendetur nga familja e Jamal Khashoggit, theksohet në deklaratë. Gazetari, që jetonte në SHBA dhe ishte kritik i ashpër i autoriteteve saudite, u vra teksa vizitonte konsullatën e vendit të tij në Stamboll.Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi pas publikimit të raportit, se do të zbatohen kufizime në viza amerikane për 76 individë sauditë. Ai tha se kufizimet në viza janë pjesë e një politike të re, të quajtur “Ndalesa Khashoggi”, e cila i mundëson Departamentit të Shtetit të vendosë kufizime në viza ndaj individëve që veprojnë në emër të një qeverie të huaj “për të shtypur, frikësuar, kërcënuar apo dëmtuar gazetarët, aktivistët apo personat tjerë”, që konsiderohen disidentë. Në 2018, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) pohonte se beson që princi i kurorës ka dhënë urdhrin për vrasje, mirëpo supozimet se ai ka qenë i përfshirë në këtë rast nuk janë bërë publike nga zyrtarët amerikanë deri më tani.

Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08