Ambasadori i BE, Luigi Soreca është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Soreca, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se tamponi i ka konfirmuar se është pozitiv. Më tej Soreca shkruan se është mirë me shëndet, bashkë me familjen e tij. Ai ka deklaruar se është vetëizoluar ndërkohë që ka bërë apel për të gjithë që të ruhen nga virusi.