Top Channel/ “Duhet armëpushim i menjëhershëm”! Zbulohet takimi BE-Zelensky-Trump
13/08/2025 19:20

Disa udhëheqës evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bënë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mbrojë interesat fundamentale të sigurisë evropiane dhe ukrainase kur të takohet më vonë këtë javë me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë. Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se biseda më 13 gusht, dy ditë para se Trump të takohet me Putin në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaskë, ishte “shumë e mirë”, ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, e përshkroi video-konferencën si “konstruktive”. “Shpresojmë që tema qendrore në takimin [Trump-Putin] të jetë armëpushimi. Një armëpushim i menjëhershëm”, tha Zelensky në një konferencë për media në Berlin pas bisedës me Trumpin, ku ai mori pjesë së bashku me Merzin. Takimi mes Trumpit dhe Putinit synon gjetjen e një rruge drejt përfundimit të luftës në Ukrainë që ka nisur mbi tre vjet e gjysmë më parë. Trump ka thënë se të dyja palët do të duhet të shkëmbejnë territor për të ndalur luftime të ashpra që kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët dhe kanë detyruar miliona ukrainas që të zhvendosen. Pasi u duk se u lanë jashtë vëmendjes para takimit Trump-Putin, udhëheqësit evropianë dhe Zelensky kanë bërë përpjekje për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet. Uashingtoni duket se po përgatit Kievin dhe Moskën për kompromiset e mëdha për të përfunduar luftën, teksa nënpresidenti amerikan, JD Vance, paralajmëroi se çdo marrëveshje paqeje do të lërë të dyja palët “të pakënaqura”. Por, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Trump ishte “shumë i qartë” në takimin e 13 gushtit se dëshiron të arrijë një armëpushim gjatë samitit dhe se presidenti amerikan e bëri të qartë se “çështjet territoriale që lidhen me Ukrainën… do të negociohen vetëm nga presidenti ukrainas”. Trump do të “synojë të organizohet një takim trepalësh në të ardhmen” që do të përfshijë edhe Zelenskyn, tha Macron. “Aktualisht, mbi tavolinë nuk ka plane serioze për shkëmbim territorial … Mendoj se kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Dhe shpresojmë që [takimi] mund të mbahet në Evropë, në një vend neutral që është i pranueshëm për të gjitha palët”, shtoi ai. Nëse insistimi i Trumpit për të përfshirë Ukrainën në bisedime konfirmohet, kjo do të ndihmonte në uljen e shqetësimeve në Ukrainë dhe tek aleatët e saj se liderët e dy superfuqive mund të arrijnë një marrëveshje që shkel interesat e sigurisë së Evropës dhe Ukrainës dhe propozon që Ukraina t’i japë territor Moskës. “Duket se mënyra e të menduarit të Trumpit është më afër asaj të evropianëve sesa frikoheshin disa”, tha një zyrtar evropian për Radion Evropa e Lirë pas kësaj bisede virtuale. Sa i përket idesë së një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Rusia vazhdimisht ka sugjeruar se ai duhet të ndodhë vetëm kur palët të jenë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje, jo thjesht një armëpushimi. Kjo gjë duket se është larg që të ndodhë, duke pasur parasysh dallimin e madh në qëndrimet ruse dhe ukrainase sa i përket disa çështjeve kryesore, përfshirë territorin dhe sigurinë, pavarësisht tre rundeve të bisedimeve direkte në Turqi që nga mesi i majit. Bisedimet ndodhin në një moment kyç, me Trumpin gjithnjë e më të zemërur me Putinin dhe presidentin rus që nuk tregon shenja se do të heqë dorë nga kërkesat maksimaliste të Kremlinit. Trump dhe Putin kanë zhvilluar gjashtë biseda telefonike, dhe i dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë ka vizituar Moskën të paktën tri herë. Vendimi për t’u takuar me Putinin – diçka që paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, refuzoi ta bënte pas pushtimit të Ukrainë – pasqyron besimin e Trumpit se raporti i tij me liderin rus do të sjellë një marrëveshje paqeje të qëndrueshme. “Kryeministri ishte i qartë se mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur – kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë dhe Ukraina duhet të ketë garanci të forta dhe të besueshme sigurie për të mbrojtur integritetin e saj territorial si pjesë e çdo marrëveshjeje”, u tha në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54