Top Channel/ Greqia në alarm nga zjarret, kërkohet evakuimi urgjent i qindra banorëve
12/08/2025 19:35

Për herë të dytë brenda një muaji Greqia ka kërkuar ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për katër avionë zjarrfikës për shkak të gjendjes alarmante të frontit të zjarreve orët e fundit. Repartet e zjarrfikësve në gjithë vendin po përballen me të paktën 106 zjarre në të gjitha fushat e operacioneve, 63 prej të cilave shpërthyen vetëm sot. Forca të shumta tokësore dhe ajrore të zjarrfikësve po operojnë kryesisht në Kefaloni, Vonicë, Zakinthos, Arta, Prevezë, Hios, Mesinia dhe Aitoliko. Një zjarr masiv në Ahaia pranë Patras, në Greqinë perëndimore, u përhap në shtëpitë dhe fshatrat e zonës, i nxitur nga erërat e forta dhe Mbrojtja Civile u ka dërguar mesazh me numrin e emergjencës 112 banorëve të largohen nga shtëpoti e tyre. Erërat e forta që mbizotërojnë ende sot, të kombinuara me uljen ekstreme të lagështisë për shkak të thatësirës së zgjatur, kanë krijuar një përzierje shpërthyese që në çdo rast favorizon fillimin e zjarreve të reja -thonë specialistët. Në Hartën e Rrezikut të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, rrezik shumë i lartë zjarri parashikohet për nesër, në periferinë e Athinës, Peloponez, Greqinë Perëndimore, dhe Qendrore, Ishujt e detit Jon ,por edhe në zonat e Greqisës së veriut . Sipas programit të vëzhgimit satelitor të tokave të BE, Copernicus, në dy muajt e fundit, deri në 29 korrik, mbi 55.000 hektarë toka pyjore dhe bujqësore janë djegur në gjithë vendin.

Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50