Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin ka përfunduar dëshminë tre ditore në Gjykatën Speciale në Hagë, në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, I cili së bashku me Kadri Veselit, Jakup krasniqit e Rexhep Selimit Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime lufte. Gjatë seancës, Rubin u pyet nëse kishte dijeni për ndonjë presion të mundshëm të bërë nga Thaçi ndaj dy anëtarëve të delegacionit kosovar në Rambuje, të cilët nuk ishin pjesë e UÇK-së. Ai deklaroi se nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim fizik.