Top News – Abramovich takon Zelenskin në Kiev / Manjati rus ofron ndihmë, mesazhier për Kremlinin
08/06/2026 14:07

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se manjati rus Roman Abramovich e kishte takuar atë në Kiev dhe i kishte ofruar t'i çonte një mesazh Kremlinit mbi perspektivat e paqes, por udhëheqësi ukrainas përsëriti se qeveria e tij nuk do ta braktiste rajonin e Donbasit. Komentet e Zelenskit për Sky Neës gjatë bisedimeve në Londër shënuan pranimin e tij të parë se miliarderi kishte udhëtuar në kryeqytetin e Ukrainës dhe ishte përfshirë deri diku në negociata. "Ai erdhi në Kiev. Ai tha 'Po ju sjell mesazhe direkte. Dhe dua të marr një mesazh nga ju dhe t'ia jap Presidentit rus Vladimir Putin'. Por ai tha se mesazhi duhet të jetë i heshtur, dhe jo një mesazh publik", tha Zelenski. Presidenti ukrainas tha se vetë takimi "nuk ishte sekret", duke shtuar se rusët donin të dinin se çfarë ishte "gati të bënte Kievi". "Thashë se pyetja nuk ka të bëjë me ne. Ju po luftoni kundër nesh në territorin tonë. I thashë për Donbasin dhe ky ishte mesazhi kryesor. Thashë se nuk do të largohemi dhe nuk do të heqim dorë nga territori ynë. Nuk do t'ju japim një fitore të tillë. Ju nuk do ta merrni atë". Abramoviç, ish-pronari i Klubit të Futbollit Chelsea, i është nënshtruar sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022. Ai luajti një rol të rëndësishëm në negociatat e pasuksesshme për t'i dhënë fund luftimeve në javët e para të pushtimit dhe në një marrëveshje për të siguruar dërgesat e grurit nga Deti i Zi, por që atëherë ka qenë më pak i dukshëm.Putin e ka bërë të qartë se Rusia nuk është e përgatitur të ndalojë luftimet në Ukrainë derisa Kievi të tërhiqet nga rajoni i Donbasit. Forcat e Ukrainës mbajnë rreth një të pestën e Donetskut dhe Zelenski ka thënë se nuk do ta braktisë atë dhe dhjetëra mijëra ukrainas atje. Zelenski ndërkohë përjashtoi përsëri çdo takim me Putinin në Rusi ose Bjellorusi.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00