Top News/ A po lihet Ukraina në baltë…? / Putin pret Trumpin, SHBA dhe Evropa po lëkunden
10/12/2023 12:39

Ne do ta mbështesim Ukrainën "për sa kohë të jetë e nevojshme". Kjo është një frazë që është përsëritur shpesh nga presidenti amerikan Joe Biden dhe liderët e tjerë perëndimorë. Por vecanërisht në SHBA, mbështetësen kryesore të Ukrainës ndihmat për këtë vend janë më shumë se kurrë në diskutim. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, fondet e miratuara nga kongresi mbarojnë deri në fund të vitit. Lëvrimi i ndihmave të reja pengohet nga republikanët në kongres. Gjithnjë e më shumë kongresmenë amerikane po shprehin dyshime për mbështetjen ndaj Kievit ose e refuzojnë atë tërësisht. Shefi i zyrës së presidentit në Kiev, Andrij Jeremak në një apel dramatik paralajmëroi, se Ukraina pa ndihmat amerikane do të humbasë luftën kundër Rusisë. Biden nga ana e tij ka theksuar se ndihmat për Ukrainën "janë në interesin kombëtar të amerikës dhe në interesin ndërkombëtar aleatëve." Nëse bie Ukraina, presidenti Putin do të sulmojë shtete të tjera. Kjo do të çonte në atë që "ne nuk e duam: trupa amerikane që luftojnë kundër trupave ruse." Edhe në Europë po lëkundet solidariteti me Ukrainën. Kryeministri hungarez, Viktor Orban kërkon që të vendosë veton në samitin e BE javën e ardhshme kundër 50 miliardë eurove të parashikuara për Kievin, ashtu si edhe kundër fillimit të bisedimeve të pranimit të Ukrainës në BE. Orban që vazhdon të mbajë kontakt me presidentin Putin përpiqet rregullisht të pengojë sanksionet e BE kundër Rusisë. Qeveria polake kërcënoi një kohë me kufizimin e ndihmave me armë për shkak të importeve të lira të drithërave nga Ukraina. Sllovakia pas fitores së populistit të majtë, Robert Fico ndali ndihmat ushtarake për Ukrainën. Sanksionet kundër Rusisë, dihet Fico nuk i mbështet, po ashtu edhe një anëtarësim të mëvonshëm të Ukrainës në NATO. Dhe përballë një situate të tillë qëndron fakti që ukraina, megjithë ndihmën ushtarake të perëndimit, ka arritur suksese të kufizuara në fushëbetejë. Presidenti zelenski vazhdon të kërkojë më shumë armë perëndimore, përfshirë avionët luftarakë F16. E ndërkohë, kremlini pret dhe shpreson në fitoren e Donald Trump vitin e ardhshëm dhe fundin e mbështetjes amerikane.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46