Top News- 49 persona ndërrojnë jetë nga etja/ Iu prishet kamioni në shkretëtirën e Nigerit
06/06/2026 21:58

Të paktën 49 persona kanë ndërruar jetë, në një zonë të largët të shkretëtireës Sahara në Nigerinë Veriore, pasi kamioni me të cilin udhëtonin u prish dhe i la të bllokuar për disa ditë, sipas autoriteteve. Pasagjerët ishin pjesë e një grupi që po kthehej nga Mali në Niger për të festuar Kurban Bajramin me familjet e tyre, thanë autoritetet lokale. 49 personat u ndodhën në një zonë të largët rreth 80 kilometra në perëndim të Assamakës, një pikëkalim kyç kufitar midis Nigerit dhe Algjerisë, kur iu prish kamioni. Autoritetet raportuan se pasagjerët u përballën me kushte ekstreme të temperaturës dhe mungesë të plotë të furnizimit me karburant, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të shoferit, asistentëve të tij dhe pasagjerëve, nuk ishte e mundur të riparohej automjeti. "Pa ujë dhe pa mundësinë për të riparuar automjetin, udhëtarët mbetën të bllokuar në zemër të një mjedisi ku temperaturat ekstreme e bëjnë mbijetesën jashtëzakonisht të vështirë", tha administrata rajonale. Vetëm dy persona arritën të mbijetojnë pasi ecën mbi 50 kilometra derisa gjetën një burim uji dhe më pas arritën në Assamaka, ku njoftuan autoritetet. Kamioni ishte nisur disa ditë më parë nga qyteti Talhadek i Malit. /autoritetet gjetën në kamion dhe përreth tij dhjetra trupa. Kjo zonë e veçantë shkretinore është një kalim i njohur për migrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë Evropën nga vendet afrikane.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00