Një furgon që po transportonte punëtorë ndërtimit, të cilët dyshohet se ishin nisur nga Tirana drejt bregdetit për të punuar, doli nga rruga në aksin Vlorë-Llogara dhe përfundoi në kanalin anësor. Ngjarja ndodhi në orën 06:10 minuta në vendin e quajtur Fushë Dukat, ndërsa humbi jetën njëri prej pasagjerëve. Ilir Haka 52-vjec vdiq në vendngjarje, ndërsa shoferi 22-vjeçar dhe tre pasagjerë të tjerë u dërguan drejt spitalit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Siç shihet edhe nga këto pamje, furgoni mori dëmtime të shumta, ndërsa mungesa e barrierave anësore bëri që autmomjeti të binte direkt në kanal. Paraprakisht dyshohet përgjumja e shoferit.