Top News-Braçe për debatet në grup: Ika, s’kisha ç’të dëgjoja, të bëhet shembull kush nxjerrë fjalët
25/07/2026 22:32

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për zërat se ka pasur një përplasje kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar këtë të premte. Ai e ka cilësuar si të pavërtetë këtë ndodhi dhe mohoi të jetë nxjerrë jashtë nga mbledhja, duke sqaruar se është larguar vet. BRACE SINKRON “Dje para se të nisja të flisja, u kërkova kolegëve të mos nxirrnin përjashta asgjë nga ato që unë do flisja aty. Ja që ndodhi kjo që lexova, madje edhe e transformuar. Tani meqë dje u mor një angazhim për të bërë shembull njërin ndër ata që nxjerrin fjalët e shtëpisë për të vrarë politikisht tjetrin atje matan, unë mezi pres që të mbahet fjala. Pra të bëhet shembull. Mua nuk më ka nxjerrë kërkush përjashta nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. S’ka se si. Nuk ka. Unë jam ulur pasi nuk kam pasur më çfarë të me them, dhe pasi kam thënë aty, dhe jo vetëm në këtë mbledhje, po edhe në mbledhjet paraardhëse shumë më gjatë e shumë më me argumenta se sa në këtë mbledhje, gjithçka që thonë socialistët prej një viti, dhe unë i dëgjoj prej një viti këtu në Tiranë. Kam dalë jashtë pasi mbledhja ka qenë e ndërprerë dhe natyrisht kam dalë jashtë vetë, pasi s’kisha më çfarë të dëgjoja. Kjo është e vërteta’ Braçe u shpreh i revoltuar, duke kërkuar që kushdo që ka nxjerrë atë që ai ka thënë në mbledhje me dyer të mbyllura, për të dëmtuar politikisht kolegët, duhet të mbajë përgjegjësi.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06