Top News- Në timonin e betonierës pa patentë/ Si u punësuan egjiptianët nga kompania ‘AlbaBeton’
25/07/2026 20:15

Dy shtetasit egjiptianë, njëri drejtues i autobetonieres dhe tjetri pasagjer, të cilët humbën jetën në aksidentin e së mërkurës në rrethrotullimin e Saukut, në autostradën Tiranë-Elbasan, nuk ishin pajisur me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi të Aftësisë Profesionale për profilin “Automakinist”. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, dy viktimat nuk ishin pajisur me dokumentacion të nevojshëm për drejtimin e automjeteve, e po ashtu Shqipëria nuk ka marrëveshje reciprociteti me Egjiptin, ndaj pretendimet se dy shtetasit e huaj ishin pajisur me dokumentacion shqiptar cilësohen të pavërteta. Por pyetja që ngrihet është se si ka mundësi që dy egjiptianët po lëviznin me një mjet të tonazhit të rëndë në rrugë? Pikërisht këtu dhe prokuroria me siguri do të verifikojë, jo vetëm shkaqet teknike të aksidentit, por edhe procedurat e rekrutimit, dokumentacionin e punësimit dhe respektimin e legjislacionit që rregullon transportin rrugor dhe sigurinë në punë. Sipas Kodit Rrugor një shtetas egjiptian mund të drejtojë mjet si vizitor vetëm në kushtet e parashikuara nga ligji, ku ai duhet të ketë një leje ndërkombëtare drejtimi që pranohet për një periudhë të kufizuar, por jo që të punësohet si shofer, e mbi të gjitha për mjete të rënda të kategorive C, CE apo D.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06