Mali i Çipinit është përfshirë pasditen e sotme nga një zjarr, i favorizuar nga era e fortë, e cila po ndihmon përhapjen e flakëve drejt hapsirave te tjera me peme dhe shkure. Terreni është tepër i rrëpirë dhe i vështirë, çka e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen direkte të forcave zjarrfikëse në vatrën e zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës, veçanërisht atyre që kanë stane ose bagëti në afërsi, të tregojnë kujdes , pasi flakët mund të përhapen me shpejtësi për shkak të erës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës për të izoluar përhapjen e flakëve dhe për ta mbajtur situatën nën monitorim.