Top Channel/ Furgoni me punëtorë del nga rruga në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, 4 të plagosur
26/07/2026 10:27

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë, të regjistruar rreth orës 06:10 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Dukat–Orikum, në zonën e Fushë-Dukatit. Sipas të dhënave paraprake, një furgon që transportonte punëtorë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Dyshohet se punëtorët ishin nisur nga Tirana drejt bregdetit. Sicc raporton korrespondenti i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit ose një arrest kardiak. Rrethanat e plota pritet të sqarohen nga hetimet. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe një tjetër person, ende i paidentifikuar. Për shkak të deformimit të mjetit, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë pjesë të sediljeve për të nxjerrë të plagosurit, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave dhe hekurave të furgonit, që kishte përfunduar pjesërisht i përmbysur në kanal. Të plagosurit u transportuan me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morgun e spitalit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel/ Zjarr në një stan në fshatin Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes
23/09 11:03
Top News- Zjarret e vjeshtës / Në Fier digjet Apollonia, flakët përfshijnë Llamanin në Vlorë
23/09 10:47
Top News – PD: Ministrja bën premtime në parlament, por dyert ministrisë të mbyllura për qytetarët
23/09 10:23
Top Channel/ Ndezën zjarre që shkaktuan dëme në toka bujqësore dhe ullishte, arrestohen dy prej tyre
23/09 09:50
Top News – Trafik klandestinësh me taksi. Kapen në kufi pakistanezët, indianët e bangladeshasit
23/09 09:49
Top Channel/ Shiste drogë, arrestohet 26-vjeçari/ Sekuestrohen 338 doza Cannabis dhe kokainë
23/09 09:41
Top Channel/ Kapen pranë kufirit me Greqinë 6 emigrantë në makina, arrestohen 2 persona
23/09 09:38
Top News – Digjet Gjiri i Lalëzit! Flakët shkrumbojnë brezin me pisha, evakuohen turistët
23/09 09:31
Top Channel/ “SHISH u kthye në zyrë private”, protestuesit në shesh: Rama duhet të iki
22/09 22:55
Top Channel/ Zjarr në Gjirin e Lalzit, flakët e favorizuara nga era i afrohen hoteleve në zone
22/09 22:54
Top News- BE-Shqipëri, konsensus për integrimin! Fokus tek lufta kundër korrupsionit
22/09 22:49
Top Channel/ Rama njoftoi shkarkimin, Begaj dekreton vendimin për Hysenin
22/09 22:21
Top Channel/ Arresti nga SPAK, zbulohen prapaskenat e dorëzimit të Vlora Hysenit
22/09 22:16
Top News- Dy viktima në aksidente, 50-vjeçari rrëzohet nga motori në Lezhë, ngjarje e në Tiranë
22/09 22:13
Top News- Begaj reagon pas kërkesës së Ramës për Vlora Hysenin, firmos dekretin
22/09 22:00
Top News- Dy viktima në aksidente, 50-vjeçari rrëzohet nga motori në Lezhë, ngjarje e në Tiranë
22/09 21:53
Top News- Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë! Drejtoresha e SHISH nxori sekretet shtetërore, detaje
22/09 21:20
Top Channel/ Zjarr në një sipërfaqe me shkurre në Lazarat, zjarrfikësit izolojnë flakët
22/09 21:05
Top Channel/ Aksident me vdekje në Lezhë, 50-vjeçari rrëzohet nga motomjeti dhe humb jetën
22/09 21:02
Top News- Ushtria shqiptare në Gaza/ 40 efektivë të FA do angazhohen në misionin e paqes
22/09 20:33