Protestuesit nuk pranojnë negociata, por këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Në ditën e 56 të protestës, organizatorët ju drejtuan me një thirrje deputetëve. Ndërsa Kuvendi ka njoftuar sërish seancë plenare të hënën, jashtë institucionit do të ketë edhe protestë. Nga sheshi i protestës ju bë një thirrje dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Pas fjalimeve, protesta e 56 zhvilloi marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit. Kjo ishte thirrja kryesore që shoqëroi protestuesit gjatë marshimit, ndërsa u njoftua ritakimi të dielën në mbrëmje para Kryeministrisë.