Top Channel/ Elektricisti humbi jetën nga rryma, banori i zonës: Punonte edhe në ditët e pushimit
26/07/2026 12:03

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku humbi jetën një elektricist gjatë punës. Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmive të banorëve, jashtë kamerave, 60-vjeçari Agim Beqiri kishte konstatuar defektin në linjën e ndriçimit një ditë më parë dhe ishte rikthyer këtë mëngjes për ta riparuar. Dyshohet se në shtyllën elektrike kishte dy linja tensioni. Sipas të njëjtave burime, ai kishte çaktivizuar vetëm njërën prej tyre, ndërsa tjetra kishte mbetur aktive. Gjatë punës, elektriçisti dyshohet se ra në kontakt me linjën nën tension, duke humbur jetën. Mësohet se trupi i tij ka qëndruar për disa minuta në shtyllë, i lidhur me pajisjet e sigurisë, derisa shërbimet përkatëse bënë të mundur zbritjen e tij. Prej vitesh, Agim Beqiri punonte si elektriçist në Bashkinë e Pogradecit, ku ishte i angazhuar me mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatrat e zonës. Banorët e përshkruajnë atë si një njeri korrekt dhe të përkushtuar në punë. “Punonte prej shumë kohësh në komunë. Ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt e i sinqertë. Mbrëmë konstatoi defektin dhe sot erdhi ta rregullonte. Na ka ardhur shumë keq. U rrofshin fëmijët“, shprehet një banor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06