Dy vatra zjarri janë regjistruar pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar shërbimin zjarrfikës të ndajë forcat në dy grupe për të përballuar situatat. Zjarri i parë ra në një ‘fast food’, ku dyshohet se flakët u shkaktuan nga një bombol gazi. Si pasojë u krijua tym i dendur dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në ambientet e biznesit. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Ndërkohë, një zjarr i dytë përfshiu një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”. Për shkak të rrezikut, zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke stakuar linjën elektrike dhe shuar flakët, të cilat mund të rrezikonin edhe banorët e pallatit pranë. Fatmirësisht, nga të dyja ngjarjet nuk raportohet për persona të lënduar.