Zvicra po voton këtë të të dielë për të vendosur nëse do të mbështesë një propozim për të kufizuar popullsinë e vendit, nëpërmjet një referendumi, i cili është krahasuar me votimin për Brexit në Britani dhe mund të ketë pasoja të gjera për ekonominë dhe marrëdhëniet e Bernës me Bashkimin Evropian. I nxitur nga shqetësimet për emigracionin, presionin mbi shërbimet publike dhe mungesën e banesave, ndryshimi kushtetues i propozuar nga Partia Popullore Zvicerane kërkon që popullsia e vendit të mos kalojë 10 milionë banorë deri në vitin 2050. Sipas projeksioneve zyrtare, Zvicra pritet ta arrijë këtë shifër në fillim të viteve 2040.