Një zjarrfikës vullnetar 18-vjeçar është vënë nën hetim formal në Francë, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarrin e madh në pyllin Fontainebleau, në jug të Parisit. Zjarri ka djegur mbi 2,000 hektarë pyll, ka detyruar evakuimin e rreth 1,000 banorëve dhe ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të autostradës kryesore veri-jug të vendit. Sipas prokurores Diane Ngomsik, i riu fillimisht kishte deklaruar se kishte ndezur degë me çakmak dhe benzinë, por më vonë e tërhoqi rrëfimin. Në lidhje me të njëjtën ngjarje është vënë nën hetim edhe një 18-vjeçar tjetër. Kjo fazë e procedurës penale franceze mund të çojë në ngritjen e akuzave formale dhe zhvillimin e një gjyqi.